Kupa e Shqipërisë/ Çema bën 3 gola me Kukësin, Telushi për të mundur Vorën

Në ditën e sotme sapo janë mbyllur tre ndeshjet e para për këtë mesjavë për Kupën e Shqipërisë. Kështu janë luajtur përballjet mes Kukësi-Shkumbini, Luftëtari-Turbina dhe Partizani-Vora.

Ndeshjet e kthimit ishin këto, pasi u luajtën edhe më parë, por asgjë nuk ka dalë nga parashikimi. Verilindorët kishin fituar më herët me rezultatin 1-3, por në ndeshjen e sotme në shtëpi kanë bërë goleadë. Madje tripleta do të vinte nga Çema, ndërsa kishte vend edhe për golin e sulmuesit të U-21 te Kosova, Mirlind Daku.

Një përballje e përfunduar në shifrat 6-0, por në këtë mënyrë nuk ka fituar Partizani. Të kuqtë i janë mjaftuar penalltisë së Telushit për të fituar minimalisht, ndërsa në ndeshjen e parë ia dolën në shifrat 0-3. Sa i përket përballjes mes Luftëtarit dhe Turbinës, falë golave të Rapos dhe Angelmos, ka ardhur fitorja me rezultatin 2-1, ndërsa lojtarët e Marantas kishin fituar edhe në takimin e parë 0-1 falë golit të Filit. /Sport Ekspres/

Grupi B

Kukësi-Shkumbini 6-0 Domi, Çema, Daku, Çema, Rasha, Çema

Luftëtari-Turbina 2-1 Rrapo, Angelmo/ Peqini

Grupi A

Partizani-Vora 1-0 Telushi