Kukësi bën “goditjen” e tetë, prezantohet Vangjel Zguro

Kukësi nuk di të ndalet në merkato. Dje ka ardhur dhe prezantimi i radhës nga drejtuesit verilindorë. Edhe pse ishte bashkuar prej ditësh me skuadrën, Vangjel Zguro është prezantuar si pjesë e Kukësit vetëm ditën e djeshme. Përmes një postimi në “Facebook”, Kukësi ka njoftuar se mbrojtësi do të jetë pjesë e kuksianëve për sezonin e ardhshëm.

25-vjeçari duket një lëvizje e zgjuar e Kukësit, pasi në këtë mënyrë kompleton linjën e majtë të mbrojtjes. Zguro është aktivizuar te skuadra e Kamzës në edicionin që sapo u mbyll, por në të shkuarën ka luajtur dhe për skuadrën e Korabit, Pogradecit dhe Butrintit.
”Vangjel Zguro, përforcimi i fundit zyrtar i FK Kukësit!

FK Kukësi, në kuadër përforcimeve për Champions League dhe për sezonin e ardhshëm, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me mbrojtësin pogradecar Vangjel Zguro. 25-vjeçari Zguro është aktivizuar rregullisht në dy sezonet e fundit në Kategorinë Superiore dhe mund të luajë edhe në repartin e mesfushës. Suksese Vangjel Zguro”, përfundon postimi i klubit kuksian.

Në ditët e ardhshme pritet që të prezantohet dhe kroati Dino Shpehar, i cili është bashkuar me skuadrën që dje. Më herët te Kukësi janë prezantuar Maloku, Plaku, Qaqi, Uilliam, Limaj dhe Kalaja.

 

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1453450901466919/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *