Shkëmbi do Osmanin për mbrojtjen e Teutës

Ish-kapiteni i Skënderbeut kërkon të përforcojë mbrojtjen me shtatlartin korçar

Teuta sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Bledi Shkëmbi, ndërkohë që deri më tani ka bërë disa lëvizje në merkato. Fillimisht u afrua Edison Ndreca nga Besëlidhja, lojtar që luan në linjën e majtë të mbrojtjes dhe e ka provuar Superioren me Laçin, klubin “mëmë”. Nga Liria e Prizrenit janë marrë Florent Avdyli dhe Roni Gashi. Të dy këta lojtarë luajnë në repartin e mesfushës, ashtu sikurse edhe Sherif Kallaku, i marrë nga skuadra e Laçit. Mesfushori i Shpresave është një nga lëvizjet më të mirë të Teutës, që nuk do të ndalet këtu. Tefik Osmani është objektivi i durrsakëve dhe Bledi Shkëmbi do të donte ta kishte në ekipin e tij. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar do të ishte si një trajner në fushë dhe do t’i bënte shumë punë Teutës, që sezonin e ardhshëm kërkon të mos përsërisë dy kampionatet e fundit dhe të kthehet të luftojë për kupat e Europës. Ndër vite “Djemtë e Detit” kanë patur luhatje, duke luftuar një vit për vendet e larta në renditje e një vit më pas për mbijetesë. Presidenti Emdond Hasanbelliu kurrsesi nuk e dëshiron që historia të përsëritet dhe po përpiqet të vërë në dispozicion të stafit teknik një grup cilësor lojtarësh. Osmani padiskutim që mund të konsiderohet i tillë dhe me eksperiencën e tij do t’i bënte shumë punë Teutës, që gjithashtu po kërkon të afrojë edhe një lojtar për vijën e parë të sulmit. Latif Amadu ka luajtur një vit më parë në atë pozicion, por nuk dihet nëse do të mbetet apo jo pjesë e ekipit, pasi ganezi ka pasur oferta nga jashtë vendit. Gjithashtu nuk është nga ata lojtarë që garanton gola, ndaj po kërkohet një për “njeriun gol” jashtë vendit.

E SHKUARA – Tefik Osmani e ka nisur karrierën te Skënderbeu, për të kaluar më pas te Tomori. Qendërmbrojtësi është aktivizuar me Elbasanin dhe më pas është transferuar në Ukrainë me FC Metalurg Zaporizhia. Në sezonin 2007-2008 veshi fanellën e Partizanit, por më pas “tradhtoi”, duke luajtur me Tiranën. Për herë të parë me Teutën ka luajtur në vitin 2011 dhe më pas ka provuar një eksperiencë me Vllazninë. Vetëm gjysmë sezoni qëndroi në Shkodër dhe më pas u rikthye te durrsakët dhe luajti aty për 18 muaj. Që prej verës së vitit 2014 u kthye në Korçë dhe me Skënderbeun gjatë kësaj periudhë ia ka dalë të fitojë tre herë titullin kampion, si dhe Kupën e Shqipërisë këtë sezon.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online