Kosovën dhe Shqipërinë si “goma rezervë”, Bastien Toma ka vetëm një dëshirë

Në sezonin e shkuar, Bastien Toma do të ishte një nga lojtarët e rinjë që do të merrte më shumë vëmendje në Zvicër. Por shumë luhatje pati përgjatë një sezoni të plotë edhe nga ana e këtij futbollisti, megjithëse spikati me dy pasime brilante që nxirrnin huq të gjithë lojtarët kundërshtarë dhe që u finalizuan nga Ermir Lenjani te Sioni.

Shqipëria e ka kontaktuar prej kohësh këtë mesfushor, ndërsa te Kosova disa media do e zyrtarizonin para kohe si të përfunduar. Por media zvicerane “4-4-2” e ka bërë të qartë se dëshira e Tomës është vetëm Zvicra, duke e pritur me padurim një telefonatë prej andej. Madje po vazhdon të ngushëllohet me një ftesë nga U-21 i tyre, ashtu siç u gjend edhe në listën e publikuar pak ditë më parë. Nëse helvetët nuk kanë një vend për të, atëherë Toma do të mendojë seriozisht për një kalim te Kosova ose Shqipëria. /Sport Ekspres/