Kontrata më e çuditshme në planet, mësoni çmendurinë rumune

0

Klubi rumun i Dinamos së Bukureshtit po merr vëmendje nga mediet botërore për shkak të një situate të çuditshme që ekziston midis tyre dhe lojtarit Ionut Sherban.

Mesfushori rumun është pjesë e klubit nga kryeqyteti i Rumanisë prej pesë vitesh e gjysmë, por në katër sezonet e fundit aktivizimet e tij janë me pikatore, por kontrata e tij vazhdon të rinovohet vit pas viti dhe 23-vjeçari është një ndër lojtarët më të paguar në skuadër me një pagë mujore prej 6 mijë eurosh.

Kjo pagesë e ka një shpjegim që do t’u shtangë. Gjithçka lidhet me transferimin e tij nga Sportul te Dinamo pesë vite më parë, kur Sherban ishte një ndër lojtarët më premtues të futbollit rumun edhe pse kishte pak javë që kishte mbushur 18 vjeç.

 

Drejtuesit e Dinamos ishin të sigurt që do ta shisnin lojtarin për një shumë të majme dhe prandaj u ra dakord që kur lojtari të largohej nga Dinamo, në llogarinë e pronarit të atëhershëm të Sportulit do të kalonin 1 milionë euro.

Fatkeqësisht karriera e Sherban nuk mori trajektoren që prisnin drejtuesit e skuadrës së Dinamos dhe tani ata janë të detyruar t’i rinovojnë kontratën nga halli, pasi në rast largimi do u duhet t’i paguajnë 1 milionë euro ish-presidentit të Sportulit, siç u ra dakord në kontratën e nënshkruar në vitin 2013. Lojtari nuk është aspak i shqetësuar nga minutat e pakta, pasi në çdo ekip tjetër s’do të merrte as një të tretën e pagës që përfiton aktualisht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.