Konte bëri spiunin tek Liverpuli

0

Nëse Spartaku i Mokës ka ndaluar 1-1 Liverpulin në takimin e Ligës së Kampioneve të martën në mbrëmje, një meritë e vogël i shkon dhe trajnerit të Çelsit, Antonio Konte.

Tekniku italian i Spartakut, Masimo Karrera ka deklaruar se Antonio Konte i ka rrëfyer disa të fshehta për Liverpulin përpara takimit, që e kanë ndihmuar atë të marrë masa për të frenuar “The reds”.

Karrera dhe Konte kanë një histori të gjatë mes tyre, qoftë si lojtarë, qoftë më pas si trajnerë. Si lojtarë ata kanë qenë shokë ekipi tek Juventusi, teksa më pas kanë drejtuar së bashku tek Juventusi dhe kombëtarja italiane.

“Kam biseduar për disa minuta me Konten për Liverpulin. Ai më ka dhënë të gjithë informacionin që i kam kërkuar për ekipet angleze. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të madhe kundër Liverpulit, nuk kam çfarë t’i kërkoj më shumë ekipit tim”- ka thënë Karrera.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here