Konfirmohet, Erjon Hoxhallari mbetet bardhezi

0

Erjon Hoxhallari rinovoi me Tiranën deri në vitin 2020 këtë verë, ndërkohë që klubi bardheblu më pas e huazoi te skuadra e  Laçit. Mbrojtësi dha kontributin e tij në kualifikimin e kurbinasve në turin e dytë të Europa League dhe do të vijojë të mbrojë ngjyrat bardhezi.

Ashtu sikurse kemi njoftuar edhe ka ndodhur. Hoxhallari është vënë nën urdhrat e trajnerit Besnik Prenga në seancën e sotme, pasi një ditë më parë ishte lënë pushim. Kështu bardhezinjtë i bëjnë llogaritë me të për ndeshjen e së enjtes kundër norvegjezëve të Moldes.

Në seancën e sotme kurbinasit nuk u ngarkuan shumë në aspektin fizik, pasi ndeshja e radhës është pranë dhe duhet që ekipi të jetë sa më i freskët. Fatmirësisht nuk ka probleme dëmtimesh dhe të gjithë janë gati për ndeshjen kundër Moldes.

Sigurisht optimizmi është i lartë pas triumfit me Anorthosis Fagamusta, por nuk ka aspak eufori, pasi të gjithë e dinë se nuk është Laçi favoriti edhe këtë herë, ndaj edhe duhet bërë maksimumi për të shpresuar në arritjen e një rezultati historik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.