Klop-Mane, plas sherri

0

Lojtari më i mirë i sezonit të shkuar,  ndër më vendimtarët edhe këtë sezon, Sadio Mane e nisi nga stoli sfidën mes Liverpulit të tij dhe Çelsit,  që u mbyll 1-1.

Nuk u kuptua arsyeja e lënies së tij në stol dhe po ashtu nuk u kuptua aktivizimi i tij në minutën e 89-të, pak pasi Çelsit kishte barazuar.

Mane preku pak herë topin dhe sapo mbaroi ndeshja nisi një debat të ashpër verbal me trajnerin Jurgen Klop, duke i kërkuar llogari për ndërrimin pa vlerë. Më pas Mane vrapoi i nervozuar drejt dhomave të zhveshjes, duke lënë të shtangur tifozët pranë tij.

Pas ndeshjes Klop minimizon gjithcka: “Po diskutonim për pozicionin e tij në fushë, duhej të luante në krah,  por shkoi në qendër,  ndaj u nervozon. Gjithashtu, isha i nxehur me arbitrin, sepse nuk lejoi zëvendësimin para golit të Çelsit, kur po priste Lalana”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image