Kapiteni Hysaj: Kënaqësi të luash me kampionët e botës, janë me famë botërore

Stadiumi i ri “Air Albania” është inaguruar ndaj Francës, megjithëse jo me rezultatin e dëshiruar. Shqipëria ka humbur në shifrat 0-2 ndaj kampionëve të botës, falë golave të ardhur nga ana e Toliso dhe Grizman. Në pjesën e dytë kishte edhe një rritje te loja e kuqezinjëve pas futjes së Roshit dhe Memushajt, por pa arritur që të gjejnë golin.

Menjëherë pas ndeshjes, kapiteni Elseid Hysaj sheh të ardhme pozitive sa i përket Kombëtares, në intervistën e dhënë për “Supersport”: “Unë mendoj se kemi bërë një paraqitje pozitive, sidomos në pjesën e dytë. Nëse nuk do i pësonim ato golat, do të mbyllej ndeshja ashtu si edhe në 45 minutat e dyta. E ardhmja është shumë e mirë, vetëm duhet që të punojmë me ato minutat e para. Është kënaqësi të luash ndaj kampionëve të botës, pasi luajtëm kundër lojtarëve me famë botërore”, ka thënë Hysaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *