Stadiumi i ri “Air Albania” është inaguruar ndaj Francës, megjithëse jo me rezultatin e dëshiruar. Shqipëria ka humbur në shifrat 0-2 ndaj kampionëve të botës, falë golave të ardhur nga ana e Toliso dhe Grizman. Në pjesën e dytë kishte edhe një rritje te loja e kuqezinjëve pas futjes së Roshit dhe Memushajt, por pa arritur që të gjejnë golin.
Menjëherë pas ndeshjes, Keidi Bare ka treguar gjithë dëshpërimin e tij për rezultatin e marrë në “Supersport”: “Më vjen shumë keq, sidomos për golat e pësuar. Ishin mëse të evitueshëm. Në pjesën e dytë nuk na vendosën kurrë në vështirësi dhe ne kishim mundësi të mira për të shënuar. Por nuk duhet të harrojmë se kush është Franca. Gjithmonë e mendoja që ta inaguroja “Air Albania” me një gol, por nuk shkoi siç duhet dhe shpresoj ta bëj në ndeshjet e tjera”, ka thënë Bare. /Sport Ekspres/