Kamza, një shembull se si duhet bashkëpunuar me presidencës dhe bashkisë

0

Një sy vëzhgues nuk duhet ta kishte konsideruar Kamzën një surprizë. Sigurisht që rezultatet e arritura janë disi jashtë lgjikës së pretendentëve të këtij kampionati, por që gjërat do shkonin ashtu si duhet u kuptua që në verë. Kamza në gjithë këto vite e ka pasur mundësinë që të bënte dicka më shumë se ashensori mes Superiores dhe Kategorisë së parë, por bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe presidencës duket se ka munguar. Tani palët kanë gjetur një mënyrë shumë të arsyeshme për tëkrijuar një projekt. Qarri është kasioneri në klub me 51%, ndërkohë që Bashkia zotëron 49% të aksioneve. Në këtë sezon bashkia ka preferuar të investojë 250 mijë euro në total në arkat e klubit, ndërkohë që disa të ardhura shtesë vijnë dhe nga e drejta televizive. Buxheti prej 350 mijë eurosh iu vu në dispozicion presidentit Qarri dhe trajnerit Ndreu dhe këta, duke pasur këtë siguri financiare, ndërtuan skuadrën dhe mbushën ekipin me lojtarë. Koha po tregon se zgjedhjet e tyre kanë qenë të drejta dhe shpenzimi apo shpërndarja e buxhetit jo vetëm që është bërë me kujdes, por janë përzjgedhur lojtarë interesantë dhe me përvojë në futbollin shqiptar.

Kjo formulë bashkëpunimi ku bashkia nuk kursehet, ndërkohë që presidenti dhe trajneri krijojnë klimën dhe ekipin, mund të jetë një shembull për shumë qytete të mëdha që po rrezikojnë të humbasin dita-ditës identetin. Kështu mund të marrë zgjidhje një herë e mirë problematika në ekipe si Besa, Apolonia, apo Tomori e Lushnja, qytete te mëdha, diku madje dhe klube me pesidentë, por me bashki që refuzojnë të jenë bashkëpunuese.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.