Tetë pikë në 4 ndeshje, Teuta gjen qetësinë

8 pikë në 4 ndeshje është një statistikë shumë e mirë në një kampionat ku ekuilibrat janë të mëdha dhe ku gjithkush mund të fitojë kudo. Këtë ecuri Teuta duket se e ka shijuar shumë. Faza e parë ka qenë problematike, e mbushur me rezultate negative radhazi, çka prodhoi tension në dhomat e zhveshjes. Trajneri dha dorëheqjen dhe u rikthye, lëvizje që mesa duket ka filluar të japë efektet e duhura, sidomos në pikëpamjen e rezultateve. Ecuria e 4 ndeshjeve të fundit ka stabilizuar humorin e ekipit dhe barazimi i fundit në Vlorë duhet marrë si vlerë e shtuar, ndaj një kundërshtari që e mundi fazën e parë në Durrës dhe që po tregon se është një forcë e rëndësishme në kampionat.

Qetësia që ka pushtuar klubin duket se i ka bërë mirë fushës së lojës. Fillimi i sezonit ishte shumë entuazist dhe drejtuesit ndoshta kaluan në eufori duke trumbetuar objektiva që gjithsesi duheshin marrë në rezerva, ndërkohë që gjithashtu trajneri ka pranuar se një nga arsyet e rezultateve jo të mira kaardhur dhe si pasojë e disa gabimeve të bëra në merkaton e verës, sidomos në vijën e parë të sulmit.

Tani Teuta ka vendosur që të heqë dorë nga deklarimi i objektivave dhe deri në mbylljen e gjysmës së kampionatit të menaxhojë me kujdes situatat dhe rezultatet, në mënyrë që diçka të korigjohet në merkato dhe ekipi ta rifllojë 2018-ën me një marsh tjetër.

Në këtë pikë të sezonit rezultatet janë më të rëndësishme se loja dhe Teuta po e shijon me sa duket këtë ecuri, që nuk e kishte pasur asnjëherë gjatë këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online