Kalendari i pamëshirshëm/ Interi luan 1 herë në 3 ditë, Konte nuk e di as vetë përgjigjen

Interi nën drejtimin e Antonio Contes është duke rivalizuar bindshëm Juventusin në luftën për titullin kampion, por kalendari i ferrit që e pret përpara duket se do i vështirësojë punën zikaltërve, aq më tepër nëse siguron kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League. Skuadrës italiane do i duhet të luajnë çdo tre ditë duke nisur që nda ndeshja e sotme me Ludogorets e për të përfunduar në 22 mars me takimin kundër Brescia-s.

Një kalendar sfilitës ky, që do të vijë si një test për të parë se deri ku mund të shkojë ky ekip. I këtij mendimi është edhe trajneri Conte, i cili shprehet për “Sky Sport” se në fund të këtij cikli ndeshjesh do të shihet se çfarë mund të bëjë Interi.

“Kemi një kalendar shumë të ngjeshur. Fakti që ndeshja kundër Sampdorias u shty e ka ndryshuar paksa situatën. Por ne u stërvitëm për këtë cikël ndeshjesh. Vetëm në fund të tij do të shohim se çfarë mund të thotë Interi”, ka thënë Antonio Conte./Sport Ekspres/

27  shkurt- Ludogorets-Inter (Europa League)

1 mars – Juventus-Inter (Serie A)
5 mars – Napoli-Inter (Kupa e Italisë)
8 mars – Inter-Sassuolo (Serie A )
12 mars – * Faza e 1/16 në Europa League
15 mars – Parma v Inter (Serie a)
19 mars – * Ndeshja e kthimit në fazën e 1/16 në Europa League
22 mars- Inter-Brescia (Serie a)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *