Juventusi dhe Barcelona po përgatisin shkëmbimin e bujshëm, Rakitic do të zbarkojë në Torino

Juventusi dhe Barcelona janë duke menduar për një shkëmbim të bujshëm në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për një marrëveshje ku dy futbollistë do të ndryshojnë ngjyrat e skuadrave të tyre.

Ivan Rakitic pritet që të zbarkojë në Torino, ndërsa nga ana tjetër është Bernardeski që do të shkojë te katalanasit. Një marrëveshje e tillë u mendua që në verë, por shpejt lindën edhe problemet rrugës.

Fillimisht ishin italianët që kishin pretendime mbi vlerën e lojtarit të tyre, ndërsa Barcelona kërkonte edhe para shtesë. Por rihapja e negocimeve mbi këtë drejtim, e bën më të mundur këtë shkëmbim të bujshëm që të kryhet në janar. Të dy lojtarët e kanë humbur vendin e të paprekshmit në skuadrat e tyre dhe kërkojnë që të provojnë një eksperiencë të re. Pavarësisht problemeve të vogla që mund të hasen rrugës, pritet që gjithçka të mbyllet me sukses në këtë drejtim dhe lojtarët të ndryshojnë fanellat e tyre. /Sport Ekspres/