Juliano “mbrohet”: Projekt i ri, ja pse çalojmë!

I mërzitur pas humbjes dhe nisjes me “handikap” të ekipit, Mark Juliano, për “RTSH”, u shpreh: “Kemi takuar një kundërshtar të fortë që na vuri në vështirësi, kishte gabime dhe naivitet. Takuam një skuadër shumë të fortë dhe i bëj komplimente Skënderbeut” “Luajmë jashtë dhe në shtëpi dhe nuk po gjejmë ritmin e duhur. Është projekt i ri dhe nuk është e lehtë për të marrë pikët dhe të fitojmë, të shkojmë aty ku duhet”.

“Do të ishte më mirë, pasi të merrnim veten nga puna fizike që kemi bërë ne fazën përgatitore. Megjithatë, kam parë gjëra të mira te skuadra është një projekt i ri dhe do të punojmë dalëngadalë”. “Ne nuk duam të gabojmë kurrë. Sot kemi bërë disa gabime që nuk mund ti bëjmë kurrë”

Më pas, Mark Juliano vijon për “Gol pas Goli: “Ndeshje e shëmtuar, sepse erdhëm këtu për të luajtur mirë. Donim rezultat. Përrallë kishim një ekip që na vuri në vështirësi. Në disa momente u vendosëm mirë në fushë dhe luajtëm mirë, por jo atë për të cilën punuam. Më vjen keq për tifozët dhe presidentin”, tha italiani, që shton: “Me Kukësin luajtëm mirë. Sot prisja një ndeshje ndryshe. Për disa lojtarë, sidomos. Nuk zhvilluam atë që punojmë çdo ditë”.

Zëvendësimet, dhe golat: “Ishin taktike zëvendësimet. Por ishim vendosur mirë. Doja t’i jepja një linfë të re skuadrës, por nuk ka të bëjë fakti që pësuam kur zëvendësuam”.

Asnjë gol, a mund të bëni diçka? “Ajo që shihni është e qartë. Të gjithë duhet të bëjnë më shumë. Nuk është mungesë ideje, por në aplikim. Por, djemtë kanë dëshirë. Ndonjëherë edhe dëshira për të bërë shumë gjëra i bllokon”.

“Ka diçka që nuk shkon i pyeta lojtarët? Ata janë të dëshpëruar dhe po punojnë ashtu si bënë. Jemi përballur me dy ndeshje të forta kur nuk jemi ndoshta gati. Djemtë  më thanë se duan të japin maksimumin. Kur këmbët të na përgjigjen më mirë do të bëjmë më mirë”.

Trajneri a duhet të ndryshojë? “Trajneri përpiqet që të çojë skuadrën të japë më të mirën, por s’është e lehtë. Tani është e lehtë të kritikosh, pasi rezultatet nuk po vijnë. Shpresoj që t’i ndryshoj mendje atyre që po e kritikojnë ekipin tani”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *