Juliano e drejtoi pak ditë, Komo falimenton

0

Pronarët e huaj nuk janë të gjithë sheikë si ata të PSG-së dhe shpesh pas premtimeve madhore fshihen qëllime të tjera, që u kushtojnë rëndë klubeve që ata blejnë. Pyesni Komon, klub me 110 vite histori, që ka luajtur edhe në Serinë A.

Në krizë financiare prej vitesh, në pranverë të këtij viti klubi kaloi në duart e bashkëshortes së mesfushorit ganez Majkëll Esien. Premtime të mëdha: shlyerje borxhesh dhe rindërtim për të kapur Serinë B.

Drejtimin e skuadrës më 26 maj e mori Mark Juliano, me sugjerimin e Luçiano Moxhit, thonë në Itali. Prezantim serioz dhe projekt ambicioz, por vetëm në letër. Juliano iku me pushime, sezoni i ri nuk nisi fare. I thanë që klubi ka probleme, nuk po dukej më pronarja.

Pas ditësh të tëra në pritje, Juliano e kuptoi se kishte marrë fund pa nisur. Pronarja u zhduk, asnjë shpjegim, ndërsa klubi nuk regjistrihej dot në kampionatin e Serisë C.

Tani Komo ka falimentuar zyrtarisht, do ta nisë nga Seria D, por borxhet mbeten pa fund.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here