“Ju ka ngecur disku te 5 maji 2002“, Materaci u kujton bardhezinjve tripletën: 5 maj 2010, makthi juaj më i keq

0

Data 5 maj nuk sjell kujtime të lumtura për Interin dhe mbështetësit e tij, teksa në po këtë ditë të vitit 2002 do të humbnin titullin kampion në ndeshjen e fundit. Ajo humbje 4-2 kundër Lazios i dërgoi zikaltrit nga kreu në vendin e 3-të, ndërsa Juventusi do të fitonte kampionatin. Mes dy ekipeve ka pasur gjithnjë ngacmime në lidhje me këtë episod, që tashmë ka marrë edhe kundërpërgjigjen e ish-mbrojtësit zikaltër, Marko Materaci.

Ky i fundit ka shpërndarë një posti në rrjet ne tij social në “Instagram”, ku i kthen tifozët e “Zonjës së Vjetër“ në 5 maj të vitit 2010. Moment ky kur Interi bëri të vetën Kupën e Italisë, që më pas do të ndiqej edhe nga 2 suksese të tjera si kampionati dhe trofeu i Champions League, për të arritur kështu për herë të parë tripletën. Madje e quan këtë si makthin më të madh të kundërshtarëve të tij.

“Dhe për ata që u ka mbetur disku te 5 maji i 2002-shit, kujtoni vetëm 5 maj 2010. Agimi i tripletës sonë, nata që nuk ka mbaruar ende nga makthi juaj më i keq“, shkruan Marko Materaci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.