Jevtoviç: Nuk e prisnim kaq të vështirë. Në Beograd stadiumi do jetë plot

0

Mesfushori i rëndësishëm i Partizanit të Beogradit, Marko Jevtoviç, ka komentuar barazimin e djeshëm kundër Skënderbeut, duke pranuar se ka mbetur paksa i befasuar nga niveli i skuadrës korçare. Ishte një ndeshje shumë korrekte dhe e ekuilibruar, që mund të fitohej nga secila skuadër, sipas serbit: “Nuk e prisnim një ndeshje të tillë, ishte një sfidë mjaft e vështirë, e fortë. Skënderbeu është një skuadër e mirë dhe luajti mirë, nuk na la shumë hapësira. I patëm shanset, por fatkeqësisht nuk ditëm t’i shfrytëzonim. Sfidë e ekuilibruar, të dyja palët luajtën mirë në fakt dhe nuk ishte çudi nëse fitonin edhe ata”.
Atmosfera në Elbasan nuk krahasohet me atë në Beograd, sipas Jevtoviçit: “Prisja që stadiumi të ishte plot, por nuk ndodhi ashtu. Atmosfera ishte e qetë, asnjë problem. Në Beograd do të jetë plot, rreth 30 mijë persona, ky është avantazh për ne”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image