“Jetoj me 700 euro në muaj, unë që shpika golason”

0

Më 24 korrik, Hoze Altafini do të mbushë 80- vjeç. Një triumf i rëndësishëm për ish-kampionin, që megjithatë ka një hidhërim të madh që po përjeton dhe e tregon për “Corriere della Sera”: “Kam pensionin social vetëm 700 euro në muaj. Atë të ish-futbollistit nuk arrita ta bëj. Le të themi që u riktheva në origjinë, por këpucët i kam ende…”.

E vërteta është që sot, Altafini, edhe pse thuajse 80 vjeç, duhet të punojë për të jetuar. “Po, duhet të punoj, sepse në këtë botë duhet ta bësh gjithmonë. Ai që ndalon, ka humbur. Kam derdhur vetëm tre vite kontribut dhe ndaj s’kam pension futbollisti. Kur shkova të kërkoj pensionin, më kërkuan 70 miliona lireta që kisha pa shlyer”. Provoi edhe tv, por nuk i eci, jo sepse nuk kupton, por sepse të rinjtë i morrën vendin:

“Të rekomanduar dhe miqësi, kështu më morën vendin, por nuk bëra luftë. Thjesht thashë… mirupafshim miq! Kur i dëgjoj që bërtasin, ul volumin e televizorit. Kam shpikur “golason” dhe marr vesh më shumë se kushdo, por kështu e ka jeta”. Më pas, rrëfen edhe mbi antidopingun: “Përpara se të bënim kontrollet, na jepnin disa pilula, që të qëndronim të zgjuar dhe të rrisnim paraqitjen. Si të pish 5 apo 6 kafe”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.