Ish-gjyqtari i La Ligës e thotë troç, Gonzalez: Real Madrid-Barça? 90% e arbitrave anojnë nga një skuadër, 10% nga tjetra

Eduardo Gonzalez, një nga ish-gjyqtarët e La Laiga, ka ndezur një debat të ri në Spanjë sa i përket anshmërisë në arbitrimin e ndeshjeve. 54 vjeçari në një intervistë dhënë se fundmi për shtypin spanjoll ka deklaruar se gjyqtarët kanë qenë gjithmonë të ndarë në “El Classico”, por edhe gjatë arbitrimit tëë ndeshjeve të Real Madrid dhe Barcelonës. Sipas tij gjyqtarët favorizojnë më tepër madrilnët.

“Rreth 90 përqind shkojnë me Realin dhe 10 përqind me Barcelona. Pavarësisht nëse tifozët e Barcës e pëlqejnë apo jo, 70 përqind e popullatës spanjolle, përjashtuar Katalonjës, janë mbështetës të Real Madrid.  Ka më shumë tifozë të Barcas këto ditë sepse brezi i ri ka parë trofetë që ata fituan nën Pep Guardiola. Por para epokës së Lionel Messi, sa njerëz e mbështetën Madridin në Spanjë? Rreth 70 përqind? ‘ Barcelona dhe Real Madrid kanë dominuar LaLigën për dekada, duke fituar titullin në të gjitha bar pesë sezone që nga triumfi i fundit i Athletic Bilbao në 1983-84”- ka deklaruar Gonzalez.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtari 54-vjeçar, jep deklarata të tilla në botën sportive. Duke shfajsuar veten, ai ka thënë në vitin 2014 se nuk është tifoz i asnjë prej këtyre skuadrave. Ndonëse ka folur për kolegët, nuk ka deklaruar se në cilin grup bën pjesë vet por i qendron besnik skuadrës së tij të zemrës.

“Personalisht nuk më intereson njëra apo tjetra. Unë jam Athletic Bilbao. Të gjithë e dinë që unë jam atletik, por do të shkoja kundër tyre për t’u përpjekur dhe të jem i drejtë. Jam me fat që kam lindur në Bilbao. Të gjithë janë Atletikë atje. Por në pjesën tjetër të Spanjës, shumica janë tifozët e Real Madridit të Barcelona, ??sepse ata janë skuadrat që fitojnë. Dhe kështu është ashtu. Dhe shumica janë Real Madrid”- ka thënë ish-gjyqtari./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *