Ish-futbollisti i Liverpool-it pëson aksident, shtrohet në spital së bashku me vajzën e tij

John Arne Riise ka pësuar një ngjarje të rëndë ditën e sotme, ku u aksidentua me makinë. Ish-futbollisti i Liverpool, me të cilët ka ngritur lart edhe trofeun më prestigjoz për klube Champions League, ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në qytetin Alesund në vendlindjen e tij në momentin kur ka humbur kontrollin e makinës. Së bashku me të ka qenë edhe vajza e tij 19-vjeçare, të cilën po e shoqëronte në shtëpi.

Por ky aksident ka bërë që të dy të shkojnë menjëherë në spital, ku vazhdojnë të jenë të shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve. Megjithatë duket se më e keqja ka kaluar për ish-lojtarin dhe vajzën e tij, Ariana, teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet që të marrin veten plotësisht dhe ta harrojnë këtë moment të errët./Sport Ekspres/