Interi fluturon me Ikardin, por tifozët adhurojnë të riun Skriniar

0

Quhet Milan Skriniar, ose Shkriniar në gjuhën sllovake, është vetëm 22 vjeç, ka një emër që automatikisht duhej ta bënte armik me tifozët e Interit, por… është kthyer në heroin e ri zikaltër. I kanë mjaftuar vetëm 10 ndeshje qendërmbrojtësit të fuqishëm sllovak për të fituar zemrat e tifozëve zikaltër, që e shohin si simbolin e ringritjes së Interit, më shumë se Ikardi, i cili golat i ka bërë gjithmonë, ashtu si ka pasur shpesh polemika me ultrasit.

Skriniar i bashkon të gjithë: ishte një objekt misterioz në verë, kur u ble për 23 milionë nga Sampdoria, aq sa të shumtë ishin ata që mbetën gojëhapur, por tani çmimi i tij është duke u dyfishuar, duke bërë të harrohet që Milani bleu Bonuçin në të njëjtën kohë që Interi blinte një djalosh me të ardhme, por ende pa të tashme të madhe. Mbrojtës i kompletuar, që di edhe të sulmojë e shënojë, si pak të tjerë në botë. Vetëm 3 muaj në Milano dhe është tashmë një ndër pikat më të forta të Interit të Spaletit, që ëndërron. Titullin në fakt nuk e përmend askush në ambientin zikaltër, sidomos Spaleti, por tifozët ëndërrojnë me të drejtë, sepse më në fund Juventusi e Napoli nuk duken vite dritë larg. Edhe ky është hap gjigant drejt kthimit në Olimp.

Skriniar jo vetëm që nuk e ka vuajtur impaktin me San Siron, por po sillet si një veteran, pa gabime, me siguri të jashtëzakonshme, pa faulle të këqija dhe asnjë karton i verdhë këtë sezon. Pozicionim perfekt dhe shpejtësi ekzekutimi. Një makth për sulmuesit, pak rëndësi ka nëse kundërshtari është i fuqishëm dhe shtatlartë si Xheko, apo i vogël dhe i shpejtë si Mertens. Që tani Skriniar po bëhet “muri”, si një Valter Samuel i paharrueshëm.

Dje Interi mundi Sampdorian, shënoi edhe Skriniar, si për ironi të fatit. Në Xhenovba nuk i mbajnë mëri, përkundrazi, ndoshta janë të lumtur që shënoi pikërisht ai. Fundja, 23 milionë euro janë shumë dhe Samp mund të krenohet: “E shihni, ne zbulojmë fenomenë!”.

“As unë nuk e mendoja të shkonte kaq mirë për mua. Jemi të parët, ndoshta vetëm për një natë, por duam të qëndrojmë atje lart. Megjithatë, nuk mund të jemi të kënaqur, nuk mund të pësojë gola të tillë”, deklaronte Skriniar pas ndeshjes së djeshme, ndërsa Interi i gëzohet… Milanit të tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image