Progni: Distanca me kreun e arritshme, Skënderbeu ma ka marrë një titull kështu

Mesfushori i Partizanit, apo tashmë mbrojtësi Gerhard Progni, është shfaqur sot para medieve për konferencën e zakonshme për shtyp të mesjavës, ku ka folur për ndeshjen e radhës kundër Flamurtarit, për momentin e Partizanit dhe për pozicionin e tij të ri në fushë, si mbrojtës krahu.

Roli i ri – “Të jem i sinqertë e mendoja pak më të vështirë pozicionin tim në mbrojtje, por po të shikojmë në ndeshjet e fundit skuadra ka pësuar vetëm një gol, ku padyshim është edhe meritë e lojtarëve të tjerë. Besoj se një mesfushor krahu nuk e ka edhe shumë të vështirë të bëj rolin e mbrojtësit të krahut. Besoj se ndeshje pas ndeshje performanca ime në këtë pozicion do të përmirësohet edhe më shumë.

Partizani po kthehet në rrugën e duhur – “Është e vërtetë, nuk e kishim menduar një nisje të tillë të kampionatit, por janë afruar mjaft lojtarë të rinj, trajneri po ashtu, dhe është pak e vështirë për të kuptuar mentalitetin e kampionatit shqiptar. Në ndeshjet e fundit skuadra ka gjetur harmoninë, janë bërë disa rregullime në formacion dhe besoj se në vazhdim skuadra do të jetë gjithmonë në ngritje. Jemi të vetëdijshëm që edhe tifozët janë paksa të zhgënjyer me fillimin që i kemi bërë kampionatit, afrimet e reja kanë dashur kohën e tyre, por besoj se ne do bëjmë akoma më mirë në mënyrë që Partizani të jetë aty ku e duan të gjithë. Partizani çdo vit ka si objektiv fitimin e titullit, por edhe Kupën e Shqipërisë. Pavarësisht diferencës prej 8 pikësh me Skënderbeun ne do të luftojmë për të arritur te titulli. Në kohën kur isha pjesë e Flamurtarit ne ishim 8 pikë larg Skënderbeut, por në fund Flamurtari e humbi kampionatin, ndaj shpresa vdes e fundit dhe ne do të besojmë deri në fund”.

Flamurtari në fundjavë – “Kanë kaluar disa vite nga periudha që luaja me Flamurtarin, sigurisht në Vlorë kam kaluar 3 vite të kënaqshme, jam ndjerë mjaft mirë pavarësisht se nuk arritëm të fitonim titullin. Por në përballjen e së dielës nuk kam emocion të veçantë. Nga koha kur isha unë pjesë e Flamurtarit në skuadrën aktuale kanë ndryshuar shumë duke filluar nga presidenca e deri tek lojtarët. Vlerësojmë çdo kundërshtar si rival. Po të shikoni Laçi erdhi na mori fitoren në shtëpi, ndaj mendoj se nuk ka ekipe të forta apo ekipe të lehta. Flamurtari është një skuadër shumë e mirë, sidomos në repartin e sulmit ku dyshja Alvesh-Bushiç janë të rrezikshëm, por ne do bëjmë lojën tonë, luajmë në fushën tonë dhe kam shumë besim që do të marrim 3 pikët, pasi nuk na lejohen më gabime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online