Ingolshtad ka gjetur ekuilibrin, trajneri Oral vendos për Mavrajn

0

Ingolshtadi ka marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe shpresohet shumë që të sigurohet mbijetesa në Bundesliga 2 edhe për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye klubi në janar arriti marrëveshjen për të afruar në ekip mbrojtësin Mërgim Mavraj.

Ky i fundit u dëmtua në ndeshjen kundër Sandhauzenit dhe problemet në shpinë e lanë jashtë në dy takimet e fundit. Duke pasur parasysh rezultatet e marra, trajneri Tomas Oral paralajmëron se nuk do të bëjë ndryshime në mbrojtje.

Sikurse kuptohet, Mavraj në ndeshjen kundër Arminia Bielefeld në transfertë. Oral u shpreh kështu për mediat: “Mërgimi do të jetë në gjendje të na ndihmojë me eksperiencën e tij. Gjithsesi nuk shoh ndonjë arsye për të ndryshuar ndonjë gjë në këtë moment”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.