Ilir Meta ka dekoruar 4 figura të njohura të sportit, si “Mjeshtër i Madh” edhe Skënder Gega

Në Shqipëri janë dekoruar së fundmi 4 figura të njohura sportive, që kanë lënë gjurmë për futbollin e Shqipërisë. Mes tyre ndodhet edhe Skënder Gega, për të marrë vlerësimin si “Meshtër i Madh”.

Gjithashtu edhe për figurat e tjera si Faruk Sejdini, Ilias Çeço dhe Gani Merja. Një vlerësim shumë i merituar, teksa dekorimi ka ardhur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Në fjalimin e mbajtur për këtë organizim të veçantë, Meta ka vendosur theksin në shembullin dhe vlerën e madhe që i është dhënë sportit shqiptar prej tyre.

“Shembull dhe vlerë e madhe për ata, që sportin e kanë bërë për kultivim dhe rritjen sa më të shëndetshme të njerëzve tanë. Njëkohësisht edhe një mesazh për të rinjtë që pa sakrifica dhe profesonalizëm, nuk mund të arrihet në majat më të larta”, ka thënë Meta. /Sport Ekspres/