Igli Tare e thotë sërish dëshirën e tij: Një ditë dua të drejtoj Shqipërinë!

Igli Tare ishte një prej yjeve të ftuar në “Air Albania” në miqësoret e zhvilluara për kauzën e tërmetit shkatërrimtar që preku Shqipërinë. Pavarësisht se ka shumë angazhime në këtë periudhë në Itali, pasi jemi në merkaton e janarit, zgjodhi që të vinte në atdhe.

Menjëherë pas asaj ndeshje të zhvilluar, në intervistën e dhënë për “Top Channel” ka risjellë në vëmendje edhe një dëshirë të hershme:

“Atëherë unë them se miqësore të tilla dhe kjo skuadër që ne formua duhet të ketë vazhdimësi, që njerëzit t’i kujtojnë gjithmonë këto figura. Duhet që edhe në të ardhmen t’i kemi organizime të tilla. Sa i përket dëshirës time, unë e kam thënë që një ditë dua ta drejtoj Shqipërinë. Nuk e di sesa do të realizohet, por kjo është si dëshirë. Gjithsesi këtu po flasim për të ardhmen, pasi për momentin jam shumë i lumtur te puna ku jam”, ka thënë Igli Tare. /Sport Ekspres/