Hyrja do të jetë falas, Shpresat e Shqipërisëe do të luajnë sot kundër Austrisë

0

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të presë sot në orën 16:00 moshatarët e Austrisë, në një ndeshje që vlen për kualifikueset e Euro 2021. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt për kuqezinjtë, të cilët ndodhen në vendin e pestë në grup, me vetëm dy pikë të grumbulluara. Përpos vendit në renditje, djemtë e drejtuar nga Alban Bushi premtojnë për të ardhmen e tyre, madje disa prej tyre mund të thuhet se janë të gatshëm për Kombëtaren A. Këtu mund të veçojmë emra si Broja, Mala, Vrioni, pa harruar edhe gjentjen e fundit Geraldo Bajrami, i cili garanton një siguri të madhe në prapavijë për vetë fizikun që zotëron, por edhe për faktin se luan në kampionatin anglez./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.