Hazard refuzon rinovimin, babai: Pret Realin

Eden Hazard është kthyer në shqetësimin numër një në shtëpinë e kampionëve të Anglisë, teksa mediat britanike kanë bërë me dije se belgu ka refuzuar një ofertë të majme të Çelsit. Sipas burimeve pranë lojtarit, Hazard ka në mendjen e tij vetëm Realin e Madridit dhe kjo është arsyeja për se ai i ka thënë jo Çelsit. Lajmi për refuzimin që Hazard i ka bërë ofertës më të fundit të Çelsit për të rinovuar duhet marrë me seriozitet, sepse vjen nga goja e babait të tij, Tierri Hazard.  Ai ka nënvizuar se djali i tij ka refuzuar kampionët e Anglisë, por nga ana tjetër ai nuk ka vënë asnjë kontakt me Realin e Madridit siç dhe flitet. Hazard, i pyeture pak javë më parë në lidhje me një transferim të mundshëm tek Reali i Madridit, nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e vet. Aq më shumë që në “Bernabeu” do të gjente një figurë që ai e ka për shembull, Zinedin Zidan.

Babai i lojtarit – Babai i lojtarit duke folur për gazetën “Le Soir” ka thënë: “Ajo çfarë mund t’iu them është se Eden ka refuzuar një kontratë të re të ofruar nga Çelsi. Ndoshta ai mund të shkojë te Reali, ka dëshirë të luajë në Madrid. Por për momentin nuk ka asnjë kontakt mes tij dhe Realit të Madridit. Mos harroni se Eden është vetëm një nga palët e interesuara në këtë mes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *