Harrohet Paulinjo, Barcelona prezanton brazilianin e radhës

0

Artur Melo është prezantuar sot nga Barcelona, pas kontrolleve mjekësore dhe firmës në kontratën që do ta lidhë me klubin blaugrana deri në vitin 2024.

Bëhet fjalë për një mesfushor 21-vjeçar, i cili konsiderohet një sozi e Çavit dhe Iniestës, për mënyrën e lojës dhe pozicionet që mbulon në fushë.

Ndonëse me Brazilin nuk ka debutuar ende, Artur ka shkëlqyer te Gremio dhe është një lojtar shumë i zoti me topin, me vizion loje dhe teknikë.

Natyrisht, Artur ka nevojë për kohë, që të ambientohet, por Barcelona ka shpenzuar 31 milionë euro për të dhe ka vendosur ta afrojë pa pritur janarin 2019, si ishte plani. Kjo tregon se klubi katalan beson tek ai dhe jo rastësisht ka larguar edhe Paulinjon.

Barcelona ka në mesin e fushës Buskets e Rakitiç, pa harruar Filipe Kutinjon, ndaj Artur nuk do ta ketë të lehtë të gjejë hapësirë, por është shumë i ri dhe koha është në favorin e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.