Gyndogan i pafat, tjetër dëmtim për të

0

Fati i keq duket se vazhdon të përndjekë mesfushorin e Mançester Sitit, Ilkaj Gyndiogan. I kthyer titullar në fushë që nga dhjetori i vitit të kaluar si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju, ai rrezikon sërish. Mesfushori i “Qytetarëve” është detyruar të lërë fushën e lojës i dëmtuar në takimin kundër Uest Bromit pas një ndërhyrje të rëndë nga Klaudio Jakob. Gjermani ka lënë fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 59-të, pasi kishte bërë një paraqitje mjaft të mirë deri në ato momente. Informacionet e para nuk tregojnë asgjë të saktë në lidhje me shkallën e dëmtimit për të, por stafi mjekësor i “Qytetarëve” dhe trajneri Pep Guardiola shpresojnë që këtë herë të mos bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz për mesfushorin, i cili ka kaluar një seri dëmtimesh. Tani do të priten analizat më të hollësishme për të parë dëmtimin e tij dhe kohën që do t’i duhet për t’u rikthyer përsëri në fusha.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here