Guardiola “masakron” futbollin anglez: Taktika absurde, të gjithë njësoj

0

Minuta e 96-të, Mançester Siti shënoi mbrëmë me Sterling dhe fitoi 2-1 ndaj Sauthemptonit, në një ndeshje që e dominoi nga fillimi deri në fund. Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, vrapoi në fushë për të festuar, veprim që ka ngjallur polemika, por spanjolli shpjegon: “Isha shumë j lumtur, doja të përqafoja Sterlina, por ai është shumë i shpejtë. Fituam në shtesë një ndeshje që meritonim ta fitonim me disa gola diferencë”.

Pikerisht vuajtjet për të fituar kanë detyruar trajnerin nga Katalunja që të lëshojë një akuzë të fortë ndaj futbollit anglez: “Që prej minutës së nëntë e tutje ishte e njëjta tablo, top i gjatë nga portieri drejt sulmit dhe sa më shumë faulle e vonesa lojë. Nuk e bën veten Sauthemptoni, gjithë ekipet në Angli veprojnë kështu. Me taktika të tilla nuk luhet futboll. Ndaj edhe ne vuajtëm, sepse duam të luajmë futboll, por mund të pësonim gol që në pjesën e parë, sepse detyroheshim të shkonim me shume lojtarë ne zonën kundërshtare”.

Ra në sy një debat në fund me sulmuesin kundërshtar Redmond, por Guardiola sqarohet: “I thashë që është sulmues shumë i mirë, vjet na shpartalloi, por dhe ishte i kufizuar nga taktika mbrojtëse. Sulmuesi i tyre mbulonte një për një mesfushorin tonë shkatërrues, Fernandinjon”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image