Gashi krijon, Kolorado fiton

0

Pas dy humbjesh rresht, Kolorado Rapids kthehet te fitorja dhe Shkëlzen Gashi ka dhënë një kontribut të madh.

Sulmuesi shqiptar dha krosin vendimtar për golin e shënuar nga Ford në minutën e 11-të, në fitoren 1-0 kundër Sporting Kansas Sitit.

Një fitore e çmuar për Rapids, që e ka nisur keq këtë sezon dhe ka vetëm 10 pikë në 12 ndeshje, shumë larg rendimentit fantastik të sezonit të shkuar. Gjithsesi, është vetëm fillimi i sezonit dhe zona play-off është vetëm 5 pikë larg, ndaj gjithçka mund të rregullohet me disa rezultate pozitive rresht.

Gashi ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon e ka shënuar 2 gola për Rapids.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.