Futbollisti që u largua nga Kukësi, Rrumbullaku shkon në Kategorinë e Dytë të Rumanisë

Simon Rumbullaku ishte një prej largimeve të Kukësit në verë. Kjo pasi nuk gjeti dakortësinë për bashkëpunimin me verilindorët dhe për këtë arsye u mbërrit në këtë vendim. Së fundmi Rrumbullaku e ka gjetur skuadrën e re.

Firma është hedhur me ekipin rumun UTA Arad, ndërsa është firmosur për një vit e gjysmë. Kjo skuadër gjendet në kategorinë e dytë të Rumanisë. Atje për momentin kryeson vendin e parë me 41 pikë, ndërsa synimet dhe shpresa është e madhe për t’u rikthyer në elitën e futbollit. /Sport Ekspres/