“Frenk dhe Tiago, dy yjet më befasues në Mynih”

Korentin Toliso ka deklaruar se lojtarët të cilët e kanë befasuar më shumë te Bajerni janë Frenk Riberi dhe Tiago Alkantara. Secili ka diçka që, sipas tij, nuk e ka asnjë tjetër në botë.

“Dëgjoni, te Bajerni ju e dini se ka shumë yje. Por përshtypje më kanë lënë Frenku dhe Tiago, dy lojtarë klasi. Riberi ka më shumë kohë nga të gjithë në klub dhe ajo që bën në moshën 34-vjeçare është shembullore. Është i motivuar në çdo seancë stërvitore, jep gjithçka nga vetja dhe nuk dorëzohet kurrë. Kombinimin që ai ka mes shpejtësisë dhe teknikës nuk e kam parë tek asnjë lojtar tjetër. Ndërsa Tiago ka cilësi të jashtëzakonshme teknike. Tek ai çdo gjë duket e thjeshtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *