(FOTO+VIDEO) Këngë, kërcime, humor dhe një lumë njerëzish, çfarë pritje për Francën!

Franca është kthyer në atdhe pasi ka fituar Kupën e Botës në Rusi… Një mbrëmje heronjsh, por edhe një pritje heronjsh, ku Parisi, pas një nate të kaluar edhe mes frikës (dy të vdekur dhe incidente e kaos) është paralizuar totalisht. Dhe, sigurisht, nuk mund të ishte ndryshe…

Kombëtarja e “gjelave”, edhe pse e lodhur, ka mbërritur në aeroportin e mbushur përplot dhe më pas është ngjitur në autobusin e zbuluar, teksa në “Champs Elysees” parada ka qenë fantastike, me avionë që kanë xhiruar në qiell duke lëshuar tymin me trengjyrëshin e flamurit.

Presidenti Makron, i jashtëzakonshëm, ka vjedhur skenën, ndërsa edhe Pol Pogba me rrepin e tij nuk është përmbajtur, duke u tallur edhe me Kante. Në këtë festë ka marrë pjesë edhe Deshamp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *