FOTO/ Torpedo-Kukësi, tifozët gjeorgjianë quajnë Putinin “jashtëqitje”!

0

Shumë pak mund ta kenë parë, ndoshta asnjë, por “Sport Ekspres” ka arritur të “fotografojë” ose më saktë, të “shënjestrojë” një moment të ndeshjes Torpedo Kutaisi-Kukësi, ku një pjesë e tifozerisë së klubit gjeorgjian, të veshur me të zeza, mbanin veshur disa fanella me shenjën e drapërit dhe çekanit dhe një vizë e kuqe, pra në shenjë eliminimi, për regjimin komunist.

Por, ajo që është më e rëndë dhe ndoshta mund të kalojë jo kaq lehtë është e mbishkrimi dhe nënshkrimi rreth këtij simboli. “Putin Khylo”, që në rusisht do të thotë “Putin Jashtëqitje”.

Një mesazh i fortë drejtuar liderit të Rusisë, teksa ai shihet si një armik për popullin gjeorgjian, teksa kanë kaluar dhjetë vjet nga pavarësia e Gjeorgjisë, edhe pse edhe sot, shteti në fjalë ende nuk vendos në mënyrë autonome… 

Edhe sot, me rastin e 10 vjetorit nga fundi i konfliktit (2008), presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, u shpreh: “Nuk ka mbaruar agresioni i Rusisë. Logjika e Moskës për të cilën Gjeorgjia nuk mund të vendosë në mënyrë autonome”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.