Foto Strakosha flet për të birin: Ka një të keqe, që kam qenë edhe unë portier

Foto Strakosha ishte i pranishëm në “Air Albania” pas ftesës së marrë nga FSHF për të parë inagurimin e stadiumit të ri ndaj Francës. Së bashku me legjendat e tjera të Kombëtares, ka ndierë të njëjtat emocione dhe përjetime, pasi edhe djali i tij ishte lënë në stol nga Reja.

Kur flitet për Thomas Strakoshën, në një intervistë për “Procesi Sportiv”, do të shprehej: “E keqja e tij është që unë kam qenë vetë portier dhe e përjetoj shumë. Por tashmë Thomasi i di më mirë gjërat dhe nuk ka nevojë për shumë këshilla. Tifozët janë të mërzitur disi me rezultatet e Kombëtares. Por besoj se pas një farë kohe do të vijë edhe një kohë e kënaqshme për tifozët nga Shqipëria”, ka thënë Foto Strakosha. /Sport Ekspres/