Foto që nuk do asnjë koment/ Nuk ka “përralla”, kaluan ekipet me më shumë para

Në futbollin e ditëve të sotme klubet shenzojnë shifra marramendëse për lojtarët dhe kjo nuk ndodh më kot. “Transfermarkt”, që jep edhe vlerat e futbollistëve, ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një postim që justifikon qartë gjithë paratë e derdhura për lojtarët.

Në këtë postim shihet se klubet që kanë kaluar fazën e grupeve në Champions League janë pikërisht ato me vlerën më të madhe në treg. Në secilin grup, 2 ekipet më të kushtueshme kanë prerë bletën për në fazën tjetër, atë me eleminim. Një faktor ky që tregon më së miri se vlera monetare është e rëndësishme për një ekip futbolli në kohët e sotme./Sport Ekspres/