Formacionet zyrtare/ Tani fati nuk ia ndalon Champions Leagen, Berat Gjimshiti luan ndaj Valencias

0

Magjia e Champions League rikthehet sërish mbrëmjen e sotme teksa ekipet luajnë aktin e dytë që do të vendosë edhe kualifikimin për më tej. Megjithëse pa praninë e tifozëve, koronavirusi nuk i ndali përballjet e sotme. Tottenhami do të provojë të presë biletën për në çerek-finale, ndërsa përballë do të ketë një ekip si Leipzig që e provoi në sfidën e kaluar se nuk është aspak i lehtë.

Ndërkohë, në Spanjë Valencia pret Atalantën, e cila tashmë është me një këmbë e kualifikuar. Kjo pasi rezultati 4-1 ia zbeh së tepërmi shanset Valencias, aq më tepër nëse marrim parasysh edhe faktin se këta të fundit nuk do të kenë as mbështetjen e tifozëve në një mbrëmje si kjo e sotmja kur aq shumë i duheshin. Nëse ndeshjen e parë fati do të bënte lojra me Gjimshitin, i cili u dëmtua gjatë nxehjes, e njëjta gjë nuk thuhet sot. Të dyja klubet kanë publikuar formacionet zyrtare . ndërsa Gasperini i beson nga minuta e parë një vend në mbrojte futbollistit shqiptar./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.