Flamurtari-Tirana/ Fati i ndeshjes shkoi përtej 90 minuta, mbyllet historia e 3 pikëve në tavolinë

Një dramë e vërtetë ishte përballja mes Flamurtarit dhe Tiranës. Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ndërsa goli i Hoxhës në minutat e fundit i hoqi nga duart bardhebluve tre pikëshin që dukej mëse i sigurt.

Por një dramë si kjo, shkoi përtej 90 minutave dhe vërshëllimës përfundimtare të arbitrit. Ajo që u raportua në media ishte një gabim në protokollin e ndeshjes për aktivizimin e parregullt të Ariel Muçollarit. Nëse një gjë e tillë do të vërtetohej për protokollin zyrtar, atëherë bardheblutë do të shpresonin në marrjen e tre pikëve.

Megjithatë nëse shohim me vëmendje protokollin zyrtar, gjithçka është e qartë se Muçollari ka qenë i pranishëm për këtë përballje. /Sport Ekspres/