Flamurtari merr portierin e Kosovës

0

Adis Nurkoviç është portieri i ri i Flamurtarit. Boshnjaku me pasaportë kosovare ka firmosur dhe është prezantuar sot në Vlorë.

Lëvizje e befasishme, ashtu si ajo e djeshmja, kur Flamurtari zyrtarizoi një mbrojtës nga Bosnje-Hercegovina.

Nurkoviç luajti në sfidën Kosovë-Turqi para pak ditësh, duke zëvendësuar Ujkanin e dëmtuar.

Në sezonet e fundit Nurkoviç ka luajtur me Travnikun në Bosnje-Hercegovinë, por në sezonin e fundit luajti shumë pak.

Tani Nurkoviç, 31 vjeç, shkon në Vlorë, duke marrë vendin e Stivi Frashërit, i cili është larguar. Titulli mbetet Halili, i shkëlqyer sezonin e fundit, por me Nurkoviç trajneri Shpëtim Duro blindon portën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here