Fjalët si papagall/ Jordi Alba nuk njeh ende rregullat, flet pas eleminimit: Do e përmbysim ndeshjen tjetër

0

Barcelona është eleminuar në mënyrë surprizuese mbrëmjen e djeshme nga kompeticioni i Kupës së Mbretit, ku ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Atletico Bilbao. Por kjo duket se nuk e ka habitur aspak mbrojtësin katalanas, Jordi Alba. Ky i fundit është shfaqur i qetë përpara mediave pas humbjes. Shpesh futbollistët kanë përgjigjet e tyre mekanike përballë gazetarëve dhe një gjë të tillë ka bërë edhe spanjolli.

“Është vetëm 1-0, do të përpiqemi t’i mposhtim në shtepi pas pak javësh”, do të deklaronte pas përfundimit të ndeshjes Jordi Alba, duke treguar se ende nuk ishte në dijeni të rregullave të Kupës së Mbretit. Kjo pasi nuk do të ketë më një takim të dytë për Barcelonën, duke qenë se luhet vetëm një ndeshje në këtë fazë. Megjithatë për ta informuar më tepër ka menduar gazetari, i cili i ka dhënë lajmin e keq se “nuk do të ketë një ndeshje kthimi”./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.