Fjalët e tij ndezin edhe shpresën e Manaj, Setien: Mund t’ju habis me lojtar të Barcelonës B

Kike Setien ka marrë stolin e Barcelonës disa ditë më parë dhe ndeshjen e parë do e këtë përballë skuadrës së Granadës. Në stërvitje trajneri spanjoll ka sjellë edhe lojtarë nga Barcelona B, për të cilët ka folur edhe në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

Në ekipin B të skuadrës spanjolle pritet të zyrtarizohet edhe sulmuesi shqiptar Rei Manaj dhe fjalët e trajnerit Setien gjatë konferencës ndezin shpresë edhe te ai. Setien ka thënë se të gjithë do të kenë mundësinë e tyre te Barcelona, madje lojtarë të ekipit B mund edhe të fillojnë të luajnë një ditë në skuadrën e udhëhequr prej tij.

“Për sa i përket Riqui-it dhe gjithë lojtarëve të Barcelonës B, natyrisht që mendimi që kam është se duhet të njihem me ta. Riqui është një lojtar i shkëlqyeshëm, si të tjerët në ekipin B. Opsionet do t’i kenë të gjitha. Për shkak të rrethanave ai është stërvitur me ne. Mundësitë? Ata do të kenë gjithmonë. Zakonisht nuk i shikoj emrat, shikoj se çfarë kontribuojnë në stërvitje. Ndoshta një ditë do t’ju habis që disa lojtar të Barcelonës B të fillojnë të luajnë”, ka thënë Setien./Sport Ekspres/