Fitore dhe karton i kuq, fundjava e veçantë e Bashës

Arbër Basha është kthyer tashmë në një lojtar titullar te Trans Narva në Estoni, ku luan prej muajit të shkuar.

Mesfushori i talentuar 20-vjeçar, i cili ka ndërmarrë një aventurë të veçantë, sepse pakkush merr në konsideratë oferta nga vendet balltike, tashmë është rehatuar në kampionatin estonez dhe pas debutimit në Europa League, por luan rregullisht edhe në kampionat.

Fundjavën e shkuar Narva fitoi 1-0 jashtë fushe, ndaj Talina Kalev, ndërsa Basha ishte si zakonisht në formacionin titullar.

Fitore e bukur dhe e rëndësishme, që mbron vendin e katërt në renditje, por edhe kartoni i parë i kuq estonez për Bashën, i cili mori një karton të verdhë në fund të pjesës së parë dhe një tjetër në minutën e 94-t.

Mesfushori me tipare shkatërruese doli me karton të kuq, por gjithsesi asgjë nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *