Fitoi Kupën në shtetin e largët, Gallego flet për Shqipërinë: Më pënguan zakonet dhe gjuha

Pablo Gallego ka fituar Kupën në shtetin e largët, Nikaragua. Suksesi është arritur pas fitores me penallti në shifrat 4-3 ndaj Diriangen, me klubin e tij Managua. I formuar te Zaragoza dhe Huesca, sulmuesi spanjoll e ka nisur aventurën e parë jashtë shtetit në Greqi me Larisan. Më pas do të vinte edhe eksperienca me Kastriotin në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një vit më parë, ndërsa Gallego i rikthehet shkurtimisht kësaj teme dhe shprehet: “Unë e kam pasur pak problem sepse zakonet e tyre janë shumë të ndryshme, por gjithashtu edhe pengesat gjuhësore”, tha sulmuesi spanjoll. /Sport Ekspres/