Figura e shquar Besnik Çinari: Nuk bën që të na shajnë tifozët e Tiranës, i duam para Partizanit e Dinamos

Një nga figurat e njohura në Shqipëri dhe që vjen nga bota e humorit, Besnik Çinari, ka folur në përfundimin e pjesës së parë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Ndeshja është mbyllur në shifrat 0-0, ndërsa ka mbizotëruar një lojë e luftuar dhe pa polemika, ndërsa për t’u evituar janë vetëm sharjet që vijnë nga shkallët e stadiumit.

Në një intervistë për “Realiteti Post”, Çinari ka folur menjëherë pas mbylljes së pjesës së parë. “Që të jemi të sinqertë, Tirana ka luajtur më mirë se ne. Te Vllaznia nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, vetëm ky stadiumi që të shton jetën. Pjesa tjetër nuk është se shoh shumë ndryshim.

Ne i kemi dhënë shumë lojtarë Partizanit dhe Dinamos, por e duam shumë Tiranën. Kjo pasi dy ekipet e tjera kanë qenë ushtarake. Megjithëse kishte shumë lojtarë shkodranë tek Partizani dhe Dinamo, ne Tiranën e duam më shumë, sigurisht që pas Vllaznisë. Tani nuk bën që të vijnë dhe të shajnë tifozët e Tiranës këtu, kur ne kemi ngrënë dhe kemi pirë bashkë”, ka mbyllur Çinari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *