Feston si Mbape dhe Ronaldo, por Zhegrova çudit me indiferentizmin ndaj Shqipërinë!

0

Edon Zhegrova ka shënuar një gol të mrekullueshëm ndaj kampionëve aktual të Zvicrës, Young Boys. Atje Bazeli fitoi në shifrat 3-0 dhe goli i fundit erdhi pikërisht nga sulmuesi shqiptar. Por nëse në këtë kohë tragjedie për vendin tonë, gjithëkund kemi parë festime dhe dedikime golash me shqiponjë, në Zvicër nuk ka ardhur një gjë e tillë.

Në rastin konkret kemi pasur një indiferentizëm, megjithëse nuk duhet lënë pa përmendur edhe mosha e re e futbollistit. Kjo pasi edhe në rrjetet sociale ku Zhegrova është gjithmonë aktiv, nuk ka qenë shumë aktiv me sensibilizimin që po bëhej nga gjithë Europa. Gjithsesi, djaloshi zgjodhi që sot të festonte si Ronaldo dhe Mbape, duke treguar me gisht nga fanella e tij. /Sport Ekspres/

View this post on Instagram

???

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) on

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.