Fatmir Vata i flet gjermanëve: Dortmundi të marrë Kumbullën, shikoni Skelën dhe Lalën

Legjenda e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata, rikthehet në kryeqendër të vëmendjes së mediave gjermane. Këtë herë për të folur mbi një temë shumë të nxehtë. Bëhet fjalë për talentin e ri të Kombëtares, Marash Kumbullën, që po tërheq pas vetes klubet më të mira të Europës.

Së fundmi është edhe Dortmundi në garë për ta marrë në ekip. Pikërisht për këtë arsye, media shumë e njohur në Gjermani, “Sport Buzzer”, ka pyetur më tepër Vatën për të njohur cilësitë e Kumbullës.

“Dortmundi do t’i përshtatej më së miri. Kalimi te kjo skuadër do të ishte hapi i duhur i karrierës. Kumbulla do të kishte shanse më të mira përshembull te Dortmundi, sesa te Manchester Junajtid. Ju duhet t’i dërgoni menjëherë ofertën, nuk keni kohë të prisni. Ai lojtar është i fortë në dyuftime, mund të përdoret në mënyra të ndryshme dhe është i rrezikshëm për goditjet standarte.

Gjermani është vendi perfekt për lojtarët shqiptarë. Unë këtu flas edhe për Ervin Skelën apo Altin Lalën që janë ndierë shumë mirë këtu. Marashin e pret një karrierë e madhe dhe duhet të vazhdojë në Bundesliga”, tha Fatmir Vata. /Sport Ekspres/