Fatkeqi Astori, nga Milani në kombëtare dhe baba i një vajze

Davide Astori më 7 janar festoi ditëlindjen e 31-të, ndërsa sot tragjedia që i ndodhi në një hotel në Udine e ndau nga të dashurit e vet, nga familja, Fiorentina dhe futbolli italian. Davide Astori kishte lindur në San Xhovani Bianko në vitin 1987, në provincën e Bergamos. Te Ponte San Pietro Izola hodhi hapat e parë si futbollist, derisa e pikasi Milani, që në vitin 2001 e afroi në sektorin e të rinjve.

Më pas, si profesionist e nisi te Picigetone, duke u bërë një lojtar kyç për këtë ekip në sezonin 2006-2007. Milani e huazoi më pas te Kremoneze, ndërsa në vitin 2008 erdhi kapërcimi i madh, te Kaliari. Në moshën 21-vjeçare debutoi në Serinë A, me Kaliarin luajti 179 ndeshje dhe shënoi 3 gola, deri në fund të vitit 2014.

Më 24 korrik të atij viti kaloi te Roma në huazim, ndërsa ishte bërë edhe pjesë e kombëtares italiane, duke debutuar në moshën 24-vjeçare në një miqësore Ukrainë-Itali, më 28 mars 2011. Më 30 qershor 2013 shënoi golin e parë me kombëtaren, kundër Uruguait, në Kupën e Konfederatave. Te Roma një sezon, me 24 ndeshje e një gol, ndërsa në vitin 2015 erdhi kalimi te Fiorentina, ku sezonin e shkuar u bë kapiten. Mbrojtësi lë pas shoqen e vet Françeska Fioreti dhe të bijën Vitoria, që është vetem 2 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *