Skënderbeu “shtyp” edhe Laçin, Soue “10 me yll”

Skënderbeu nuk fal askënd, nuk i intereson fare që është shkëputur aq shumë sa mund t’ia futë gjumit për pak kohë, apo se ndonjë rival ka nevojë për pikë. Nuk ka aleat Skënderbeu i Dajës, kështu tha trajneri dje dhe korçarët e kanë mbajtur fjalën, duke shpartalluar 4-0 Laçin.

Dominim total, 4 gola, lojë e bukur, raste me shumicë, aspak sforcim. Renditja i jep qetësi të madhe mendore Skënderbeut, loja ecën “vaj” dhe mungesat nuk përbëjnë problem. Një fitore për të pafatin Jashanica, mund të konsiderohet triumfi ndaj Laçit, sepse nëse Jashanica do të dënohet për doping, nuk është faji i tij, pasi ka të tjerë që duhet ta dinë çfarë ilaçesh i japin.

Kreu është gjithnjë e më shumë pronë e Skënderbeut, titulli është çështje e mbyllur, ndërsa për Laçin është një kthim me këmbë në tokë, sepse ëndrrat për vendin e tretë duhen harruar për një moment. Në fakt, një gol Laçi e shënoi në minutën e 23-të, por u anulua për faull ndaj Shehit, një vendim që mund të ngjallë ndonjë debat, por Laçi nuk ka protestuar shumë.

Skënderbeu-Laçi 4-0

Shënues: Aliti 4′, Soue 36′, 56′, Krasniqi 84′

Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Mici, Dita, Vangjeli, Muzaka (Lilaj 79′), Gavazaj (Sahiti 71′), Nimaga, Xhejms, Soue (Krasniqi 76′). Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Teqja, Abazi, Vila, Kaba.

Laçi: Selmani, Shtubina (Xhixha 46′), Qaqi, Lulaj, Sefgjini, Gjoni (Jonuzi 63′), Bardhi, Eskerda, Fangaj, Uzuni (Zogaj 46′), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani: Të gatshëm: Vata, Shala, Bushi, Prodani.

Karton i verdhë: Vangjeli 41′

GOLAT

4? – Muzaka hakron nga një goditje këndi, Aliti me kokë tregohet i saktë dhe gjen rrugën e rrjetës.

36? – Soue realizon mjaft bukur, pas një pasimi me kokë nga ana e Ditës.

56? – Një harkim nga Muzaka, nuk largohet siç duhet nga brojtja kurbinase, Soue në shtyllën e dytë mjaft bukur realizon golin e dytë personal.

84? – Krasniqi mjaft bukur avancon para dhe godet saktë, duke katërfishuar rezultatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online